Telegrafi

​Iu vazhdohet paraburgimi dy të dyshuarve për rrëmbimin e biznesmenit Bedri Rexhepi

Foto: Ilustrim

Dy të dyshuarve për veprën penale të rrëmbimit në rastin e biznesmenit Bedri Rexhepi u është vazhduar masa e paraburgimit.

Ata akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës se më datën 08.04.2021 kanë planifikuar dhe në koordinim me njëri-tjetrin kanë rrëmbyer Bedri Rexhepin, i cili deri tani rezulton i zhdukur dhe nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij.

Dy të dyshuarit, të cilëve iu është vazhduar paraburgimi, janë familjarë të afërt, me konkretisht, vëllai dhe kunata e të dyshuarit Jeton Vllasaliut.

Ndryshe, Bedri Rexhepi për herë të fundit, sipas informacioneve të familjarëve, është parë me datën 8 prill 2021 në Novobërde dhe nga aty me asgjë nuk dihet për të.

Familjaret shpeshherë kanë shprehur zhgënjimin ndaj institucioneve të cilët edhe pas më shumë se një viti nuk kanë arritur t’ju japin një përgjigje se ku gjendet Rexhepi. /Telegrafi/