Shoferi i paemëruar nga Shtetet e Bashkuara, e ka postuar në internet fotografinë ku shihet pedali i gazit, që iu thye derisa voziste Tesla Model S.
Pajisja e punuar nga plastika e fortë, është shkëputur nga boshti pasi ai e ka goditur pandërprerë, transmeton Telegrafi.
Megjithëse i ndodhi sa ishte në lëvizje, ai nuk ka bërë panik por ka shkuar deri në skaj të rrugës, ku ka pritur për shërbimin riparues.
Pedali i thyer, është duke u hulumtuar nga ekspertët e kompanisë Tesla, për mundësinë se si ka ndodhur. /Telegrafi/