Zbardhet dëshmia e Elidon Çelës, shoferit dhe njëkohësisht pronar i subjektit që iu kapën 500 mijë euro në tentativë për t’u futur në vendin tonë, disa ditë më parë.
Në dëshminë e tij, Çela thotë se “paratë i përkasin biznesit të familjes sonë, sepse kemi vite që operojmë në fushën e transportit”.
Ai pretendon se këtë shumë e ka deklaruar në Portin e Barit, ndërsa nga ana e grupit hetimor janë kërkuar të dhëna edhe nga autoritetet doganore të shtetit fqinj.
Çela u arrestua në Portin e Durrësit dy ditë më parë, teksa kthehej nga Bari i Italisë. Në pranga me të u vunë edhe dy ndihmësit e tij, Dritan Kamberi dhe Anold Cankja. Të tre pritet të njihen sot me masën e sigurisë.
Deri më tani, është mësuar se Prokuroria ka kërkuar “detyrim paraqitjeje” për dy ndihmësit, ndërsa për Çelën nuk është dhënë ende pretendimi i Prokurorisë. /Telegrafi/