Site icon Telegrafi

Iu referua si Meghan Markle, kjo e fundit i reagon aktores: Mbiemri im është Sussex

Meghan Markle korrigjoi bashkëfolësen Mindy Kaling duke i thënë se mbiemri i saj është Sussex dhe jo Markle.

Kjo ndodhi gjatë spektaklit “With Love, Meghan”, të cilën ajo e ka lansuar në Netflix, një shou i cili ka për fokus gatimet.

Kaling, e cila është e njohur për rolin e saj në serialin e famshëm The Office iu bashkua asaj në këtë episod.

Në një moment kur të dyja po bisedonin për ushqimet e fëmijërisë, aktorja Kaling iu referua asaj si Meghan Markle.

Por më pas, dukesha e Sussex e korrigjoi duke i thënë se mbiemri i saj ishte “Sussex”.

“Është për t’u qeshur se vazhdon të thuash Meghan Markle, por ti e di që tani jam Sussex”, ia ktheu Meghan asaj.

“Unë e ndaj mbiemrin me fëmijët e mi. Nuk e dija që do të ishte kaq domethënëse për mua. Ky është mbiemri i familjes tonë”, vazhdoi tutje ajo.

Vite më parë Meghan dhe Princi Harry kishin hequr dorë nga titujt mbretëror, dhe u larguan nga Britania për të jetuar në Kanada.

Megjithatë, çështja për titujt e tyre ka mbetur e pezulluar dhe e paqartë. /Telegrafi/

Exit mobile version