Site icon Telegrafi

Iu referua Gjestit si “djaloshi kosovar”, Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Fituesja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Egla Ceno, i është përgjigjur kritikave që mori në internet pasi iu referua Gjestit si “djaloshi kosovar”.

Ajo pak ditë më parë kishte deklaruar se nuk e shihte këtë të fundit si fitues të këtij edicionit, por njerëzit iu kapën nga termi “kosovar”.

“Një djalosh kosovar që është në Big Brother të Shqipërisë. Jo, nuk e shoh fitues”, deklaroi Ceno në një intervistë për RTSH-n.

Foto: Egla Ceno / Instagram

Siç duket, shumë i kishin reaguar për këtë, për çka aktorja e ndjeu si nevojë të reagonte përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Të gjithë ata injorantë që janë prekur nga fjala ‘kosovar’, ju bëj me dije se jeni fundi i fundit! Të jesh kosovar është krenari! Kush mendon ndryshe është qelbësirë. Tung! Lovju Kosova, lovju kosovarë”, shkroi Egla në postimin e saj. /Telegrafi/ 

Exit mobile version