Telegrafi

Iu nevojitën vetëm 17 sekonda që të pi 50 vezë (Video)

Një burrë nga Kina ka filmuar veten duke pirë 50 vezë brenda 17 sekondave, duke u bërë sensacion në internet.

Që nga publikimi i videos 17 sekondëshe, ajo është shikuar nga miliona njerëz nga e mbarë botë, transmeton Telegrafi.

Atij iu deshën vetëm pesë gota të mëdha të birrës (kriklla), ku secilën prej tyre e mbushte me nga 10 vezë.

Ai madje as edhe një sekondë nuk pushon derisa pinë secilën krikëll, duke arritur që për 17 sekonda të pi 50 copa vezë. /Telegrafi/