Telegrafi

“Iu nënshtrua pesë operacioneve” – babai i Jamie Spears në gjendje të rëndë shëndetësore

Foto: Instagram

Jamie Spearsit iu pre këmba një muaj më parë pasi shëndeti i tij vazhdon të përkeqësohet.

Burimet i thanë TMZ se babai i këngëtares kishte një infeksion masiv në njërën nga këmbët e tij që e pa atë të shtruar në spital në tetor për javë të tëra.

Jamie thuhet se iu nënshtrua gjithsej pesë operacioneve për të luftuar infeksionin, por në fund u detyrua t’i amputohej këmba.

Foto: MEGA

I njëjti vuante nga një infeksion që rrjedh nga një operacion për zëvendësimin e gjurit që ai kishte 16 vjet më parë.

71-vjeçari ka humbur mbi dhjetë kilogramë për shkak të problemeve të tij shëndetësore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Britney Spears

Për më tepër, TMZ thotë se krijuesja e hitit “Gimme More” – e cila dikur tha se donte që Jamie të ishte në burg për shkak të abuzimit 13 vjeçar – i mungon babai dhe madje ka folur për t’i dërguar para për ta ndihmuar.

Foto: Splash News

Page Six zbuloi në tetor se Jamie ishte shtruar në spital si rezultat i infeksionit.

“Ai është shtruar në spital për javë të tëra në një institucion special të sëmundjes infektive”, thuhej asokohe.

Foto: Instagram

Jamie ka kontrolluar çdo gjë rreth vajzës së tij, Britney, për 13 vjet me radhë. /Telegrafi/

Foto: AP