Një person hapi zjarr në aeroportin ndërkombëtar të kryeqytetit moldav duke lënë dy persona të vrarë, ka thënë Ministria e Brendshme e Moldavisë.
I armatosuri është plagosur dhe është arrestuar, tha policia, transmeton Telegrafi.
Zyrtarët thanë se i gjithë kaosi kishte ndodhur kur një shtetasi të huaj iu mohua hyrja në vend.
Presidentja e vendit Maia Sandu tha se dy viktimat ishin një roje kufitare dhe një zyrtar i sigurisë së aeroportit; një person i tretë u plagos.
Kryeministri moldav Dorin Recean tha se i dyshuari ishte një shtetas 43-vjeçar nga Taxhikistani.
Ai kishte mbërritur nga Turqia dhe më pas iu refuzua hyrja në vend, tha sekretari i shtypit i qeverisë Daniel Voda.
Ndërsa po dërgohej në një zonë të posaçme në aeroport, burri kapi armën e një oficeri të policisë kufitare dhe vrau dy persona, shpjegoi Voda. /Telegrafi/