Telegrafi

Iu kërkuan të emërojnë cilindo shtet të botës në hartë, të rinjtë amerikanë dhanë përgjigje tepër të dobëta (Video)

Kombet e Bashkuara i njohin zyrtarisht 195 shtete të botës, andaj është normale që ndonjërën prej tyre edhe të mos e dimë se ku ndodhet.

Por, të mos dihet të emërohet, as edhe një shtet i vetëm, atëherë gjendja është shumë e rëndë, transmeton Telegrafi.

Ekipi i moderatori Jimmy Kimel, ka dalë në një rrugë në Hollywood të Shteteve të Bashkuara, për t’ju kërkuar të rinjve, që të emërojnë cilindo shtet në hartë.

Shumica prej tyre, e kishin problem të dallojnë shtetin prej kontinentit, ndërsa përgjigjet që dhanë ishin krejtësisht të gabuara.

Filmimi që mund ta shihni më poshtë, tregon nivelin zhgënjyes të disa të rinjve amerikanë, pos një fëmije i cili i tregon me saktësi shumicën e shteteve. /Telegrafi/