Një mosmarrëveshje mes dy familjes në parkun e lodrave Walt Disney përfundoi me rrahje masive.
Përleshja në parkun Disney në SHBA ndodhi të hënën, pasi njëri njëra familje i kërkoi tjetrës të largohen paksa që të realizojnë një fotografi para parkut ikonik – më mirë thënë logos së 100-vjetorit të këtij parku.
Videoja amatore e publikuar shfaq familjet duke u grushtuar e shqelmuar, në vendin që do të duhej të ishte vendi më magjik në botë, transmeton Telegrafi.
Rreth dhjetë persona krijojnë një situatë kaotike derisa kalimtarët e rastit shikonin me habi. Rrahja zgjati për disa minuta, derisa u shfaq sigurimi që arriti ta qetësojë situatën.
Kjo nuk është hera e parë që në këtë park lodrash përfshihen në përleshje familjet. Muaj më parë një situatë e ngjashme kishte ndodhur – pikërisht për të njëjtën arsye. /Telegrafi/