Site icon Telegrafi

Iu kërkoi të mbanin distancën sociale, adoleshentët e tërhoqën policin zvarrë nëpër park

Vetëm pse iu kërkoi të mbanin distancën sociale dhe të mos grumbulloheshin, një grup adoleshentësh e rrahën dhe e tërhoqën zvarrë një polic, në një park në Surrey të Anglisë.

Në pamjet e shpërndara, ata shihen duke e sulmuar fizikisht zyrtarin policor, derisa të tjerët qeshin në sfond dhe nuk e miratonin urdhrin e tij që të shpërndaheshin, transmeton Telegrafi.

“Për këtë sulm, janë arrestuar dy adoleshentë dhe një i mitur, shkaku i sulmit të policit në detyrë dhe mos zbatimit të urdhrave të tij”, thuhet në raportin policor.

Mësohet se polici është dërguar në spital, me lëndime të lehta në kokë dhe krah, ndërsa ka gjendje të mirë shëndetësore.

Lidhur me këtë ngjarje, janë duke u intervistuar edhe disa persona të tjerë të pranishëm, që nuk  i respektuan rregullat për këtë kohë pandemie. /Telegrafi/

Exit mobile version