Dërgimi dhe pranimi i pajisjeve teknologjike si dhuratë, është një gjë që iu pëlqen të gjithëve.
Në përgjithësi, kur një pajisje punon mirë, është sikur të keni zotëruar magjinë, por kur nuk funksionon si duhet, shkakton nervozë shumë të madhe, transmeton Telegrafi.
Ka mundësi, të jeni edhe ju në mesin e atyre që iu është dhuruar ndonjë nga pajisjet e fundit teknologjike, për festat e fund vitit dhe nuk dini t’i përdorni.
Mos nxitoni që të fajësoni vetën se nuk dini asgjë për teknologji, apo se personi që iu bëri atë dhuratë, nuk e ka bërë zgjedhjen e duhur.
Zgjidhjet ekzistojnë dhe mund të ju ndihmojnë, megjithëse nuk janë gjithmonë më të mirat dhe efikaset.
Janë disa mundësi, që mund t’i shfrytëzoni për të zgjidhur këtë çështje me më shumë lehtësi.
Ndihma mund t’ju vijë nga njerëzit e afërt
Se familja është gjëja më e vlefshme në botë, tashmë dihet, por mund t’ju ndihmojë edhe në aspektin e mos njohurive të juaja me përdorimin e pajisjeve teknologjike.
Ata mund të japin sugjerime të ndryshme, njohin njerëz që kanë dijeni mbi këto pajisje, apo dikë që e ka pasur të njëjtin problem, gjë që mund të jetë një ndihmesë e konsiderueshme.
Provoni t’i lexoni bashkë manualët, sepse dy vetë janë gjithnjë më të zgjuar se një, apo detyrojini të rinjtë që t’i largojnë për disa qaste sytë nga telefoni dhe të merren me problemin tuaj.
Ka mundësi që ata e zgjidhin brenda sekondave, apo e bllokojnë në tërësi, andaj këshilloheni t’ju qëndroni afër.
Gjithmonë shkoni deri në fund
Nëse jeni vetëm dhe nuk e keni askënd për t’ju dhënë ndihmë, atëherë nuk është asgjë, mundohuni duke i shkuar deri në fund të gjithë procesit.
Manualët duken se janë të padobishëm dhe duhet hedhur, por ato janë shumë të vlefshme dhe duhet t’i hapni në tërësi dhe të shkoni hap pa hapi, sipas udhëzimeve.
Provoni të lexoni manualin edhe në ndonjë gjuhë të huaj, mund të ketë ndonjë imazh më shumë në mesin e përshkrimit, të cilin mund të mos e kuptoni.
Kur manuali të mos iu shërbejë asgjë, hyni në Google dhe shkruani emrin e produktit dhe shtojani përshkrimin se po kërkoni manual.
Sepse kohëve të fundit, të gjithë prodhuesit i vënë në internet manualët e tyre.
Telefononi dhe kërkoni ndihmë
Kur të afërmit nuk mund t’ju ndihmojnë, derisa nga manualët nuk e gjeni asnjë këshillë, atëherë duhet të telefononi për të kërkuar ndihmë, nga njohësit e pajisjeve teknologjike.
Ndonjë punonjës që merret me IT, apo edhe mjeshtrit që kryejnë riparime të ndryshme, mund të jenë shpëtimtarët e juaj me pajisjen e dhuruar.
Andaj, duhet të ndiqni këshillat e tyre me kujdes dhe të veproni me përpikëri, derisa të gjeni zgjidhje.
Dërgojeni te profesionisti
Nëse as kjo mundësi nuk kryen punë, atëherë duhet ta dërgoni te ndonjë profesionist, mbase pajisja teknologjike nuk funksionon si duhet, apo i duhet edhe ndonjë pjesë shtesë që të jetë e plotë.
Asnjëherë nuk është fundi edhe nëse pajisja është e dëmtuar dhe e tëra çfarë mund të bëni, është ta hidhni në plehra.
Kthejeni prapa
Dhuratat janë gjëra shumë të dëshirueshme dhe kthimi i tyre prapa, nuk është aspak e këndshme për atë që iu ka dhuruar.
Por, njëjtë nuk ndodhë edhe me pajisjet teknologjike, që për arsye të ndryshme, nuk po iu funksionojnë.
Njoftojeni së pari atë që iu ka dhuruar atë, pastaj konsideroni faktin që ta ktheni atë në ndonjë lokal, se sa mbani në shtëpi pa asnjë funksion.
Mbase, me kthimi e dhuratës dhe shtimit të disa parave, mund ta blini një pajisje tjetër shumë më të dëshirueshme. /Telegrafi/