Site icon Telegrafi

Iu hakmor gruas: Të gjitha paratë i dhuroi për bamirësi

Shiti shtëpinë në të cilën jetonin dhe të gjitha “i ndau” me shoqatat humanitare. Momentalisht ai është pa punë dhe ka rreth 1.000 euro në bankë dhe një makinë me vlerë prej 5.000 eurosh.

Gjykatësja Norah Hartnett vendosi se burri ka bërë një hap drastik duke e lënë gruan pa asgjë pas 20 vitesh martesë, shkruan news.com.au.

Pas shkurorëzimit gruaja menjëherë shkoi në gjykatë pasi dëshironte hisen e saj të parave, por bashkëshorti i saj i kishte harxhuar të gjitha. Në gjykatë burri tha se kishte blerë 400 zarfe dhe në secilën kishte vendosur një shumë të caktuar parash dhe i kishte dërguar nëpër adresa të ndryshme të shoqatave humanitare.

Ai tha se nuk i intereson se çfarë do të ndodhë me trashëgiminë që ia kishte lënë e ëma pasi edhe ato do t’i dhurojë për bamirësi.

Bashkëshortja tha se veprimi i tij është i pashpirt ndaj saj dhe fëmijëve. /Telegrafi/

Exit mobile version