Policia tajlandeze ka prezantuar para medieve burrin e akuzuar për vjedhjen e rreth 4.000 palëve të brendshmëve të femrave nga litari për tharje, në mënyrë që të paralajmëroj publikisht qytetarët për rrezikun që po u kanoset nga ky person.
“Nuk mund ta mbyllim prapa grilave pasi askush nuk ka ngritur pati kundër tij, por vendasit janë aq shumë të frikësuar sa që kemi marrë vendim ta prezantojmë para medieve”, ka deklaruar për AFP, Suva Nisungkat, zyrtar i lartë policor në qytetin Samut Prakan, transmeton Telegrafi.
Ky burrë ka pozuar mbrëmë para kamerave të medieve lokale, para një grumbulli të brendshmesh me ngjyra të ndryshme të cilat i ka konfiskuar policia.
Ky shofer 54-vjeç ishte kapur gjatë vitit 2010 me 10.000 palë rroba të vjedhura, të cilat gjithashtu i kishte marrë nga litari për tharje.
Sipas zyrtarit të lartë policorë, këtë burrë e ka braktisur nga turpi edhe bashkëshortja e cila ka shkuar në manastir. /Telegrafi/