Telegrafi

Iu gjetën marihuanë, policia arreston dy persona në Prizren

Dy persona janë arrestuar në rrugën “Tahir Meha” në Prizren,pasi që gjatë verifikimit dhe kontrollimit nga policia i janë gjetur dhe konfiskuar tri qese të vogla me substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë, në peshë totale 7.6 gr.

Me urdhër të gjykatës të procedurës paraprake është kontrolluar-bastisur banesa e njërit nga të dyshuarit me ç’rast janë gjetur dhe janë konfiskuar edhe 19 (nëntëmbëdhjetë) qese të zbrazëta dhe 2.6 gr. substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt. /Telegrafi/