Telegrafi

I’u gjetën armë dhe fishekë, arrestohet një person në Malishevë

Ilustrim

Një person është arrestuar në Malishevë, pasi që dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar një armë zjarri, dy karikatorë, njëzet (20) copë fishekë të armës së njëjtë dhe tridhjetë e pesë (35) copë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm.

Me urdhër të GJPP është bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një sasi municioni 188 copë fishekë dhe një (1) gëzhojë.

Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /Telegrafi/