E veja e Niki Laudës vendosi një nga helmetat e legjendës së Formula 1 në arkivolin e tij gjatë varrimit në Vienë.
Pilotit të ndjerë dhe tri herë kampionit me vetura të shpejta, Laudës iu dha lamtumira e fundit në prani të shumë personaliteteve duke përfshirë aktorin, Arnold Schwarzenegger si dhe pilotin e Mercedesit, Lewis Hamilton.
Birgit Lauda, 40-vjeçare dhe djemtë e tij, Mathias dhe Lucas u fotografuan duke vendosur kurora lulesh në arkivolin e bashkëshortit, respektivisht babait të tyre.
Mijëra veta u mblodhën të mërkurën në katedralen e Vjenës në shenjë respekti për 70-vjeçarin, që për shumëkënd ishte idol.
Theksojmë se kampioni i botës iu kthye jetës dhe botës së garave me vetura pas një aksidenti të tmerrshëm, e cila gjë i dogji një pjesë të fytyrës.
Ndryshe, Lauda ishte edhe themelues i avio-kompanis private, Air Lauda si dhe drejtor sportiv në skuderinë gjermane të Mercedesit. /Telegrafi/