Telegrafi

Iu desh të operohet urgjentisht, Foden e shikoi fitoren e Anglisë nga spitali

Phil Foden, u largua urgjentisht nga kampi i Përfaqësueses së Anglisë dhe shkoi për një operacion të apendiksit.

22 vjeçari Foden nuk ishte në listën e lojtarëve për duelin e djeshëm ndaj Ukrainës (2-0), dhe shkak janë problemet shëndetësore.

Sulmuesi i Manchester City u dërgua me urgjencë në spital dhe përfundoi duke iu nënshtruar një operacioni të apendiksit, dhe nga shtrati i spitalit e pa fitoren e bashkatdhetarëve të tij.

Lexo po ashtu Nga Dias te Pedri, Mbappe dhe Haaland - formacioni më i vlefshëm në botë kushton 1.2 miliard euro

Mediat angleze bënë të ditur se Foden është ankuar për dhimbje stomaku gjatë stërvitjes dhe nga ekzaminimet mjekësore ka rezultuar se duhet të operohet në apendiksin.

Ende nuk dihet se sa do të jetë jashtë fushës, por është e sigurt që Pep Guardiola nuk do të mund të llogarisë tek ai të shtunën ndaj Liverpoolit në kuadër të xhiros së 29-të të Ligës Premier.

Foden ka bërë 36 paraqitje për Man City këtë sezon, duke shënuar 13 gola dhe duke asistuar gjashtë herë. /Telegrafi/