Telegrafi

Iu desh të kthehej para kohe në Amerikë, Linda Halimi ironizon duke thënë se harroi pllakat e sobës ndezur në shtëpi

Foto: Lindita/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, u rikthye pak ditë më parë pas shtatë viteve në Kosovë.

Përgjatë qëndrimit këtu, ajo ka shfrytëzuar rastin të çmallet pak me miqtë dhe familjarët e saj.

Mirëpo ajo njoftoi fansat e saj të mërkurën, se iu desh të largohet pak më herët për në Amerikë bashkë me vajzën e saj, Kaimana.

Lexo po ashtu Linda Halimi pozon e mbuluar vetëm me peshqir

Ajo publikoi në InstaStory një fotografi nga Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”, pak para nisjes për në ShBA.

Foto: Lindita/InstaStory

“Kosovë, unë bëra shumë qejf! Unë vërtet doja të qëndroja më gjatë, por më duhet të largohem më herët këtë herë! Shihemi për pushime”, shkroi Linda në mbishkrimin e fotografisë.

E duke ironizuar paksa me situatën, këngëtarja me prejardhje nga Vitia publikoi një tjetër status në InstaStory, ku shkruante se po kthehej shpejt në shtëpi ngase kishte harruar sobën ndezur.

Foto: Lindita/InstaStory

“I kam harruar 4 pllakat e sobës ndezur, mu desh të kthehem për ShBA”, shkroi këngëtarja, teksa e shoqëroi shkrimin me disa emoji satirike.

Linda përndryshe ka qenë mjaft aktive edhe në muzikë këtë vit, dhe vetëm pak muaj më parë ka sjell një baladë në shqip të titulluar “Gur”. /Telegrafi/