Site icon Telegrafi

Iu desh droga që ta tejkalonte vdekjen e aktorit të famshëm (Foto/Video)

Michelle Rodriguez ka folur për përvojën e saj të hidhur pas vdekjes së aktorit Paul Walker.

Në një intervistë për emisionin The Reality Of Truth, 37-vjeçarja ka treguar për herë të parë rreth ndjenjave të saj kur aktori humbi jetën në aksident në vitin 2013.

Aktorja ka treguar se pas vdekjes së Paul, për afro një vit kishte qenë tërësisht e humbur. Mirëpo, dhimbjen e tejkaloi me një drogë halucinogjene të quajtur ‘ayahuasca’.

“Bëja gjithçka që të largoja mendjen nga jeta reale dhe mendimet se jeta është kaluese”, ka thënë ajo duke shtuar se atë verë ishte çmendur krejtësisht.

“Mirëpo, pas përvojës me ‘ayahuasca’, u dëshpërova pse më ka lënë këtu. Tashmë nuk vuaja që kishte shkuar, por isha xheloze pse ka shkuar i pari”, ka shtuar Rodriguez.

Walker dhe Rodriguez kanë bashkëpunuar në disa filma “Fast and Furiuos” duke përfshirë edhe vazhdimin e shtatë. /Telegrafi/

https://youtu.be/7CVtuONk0JI

https://youtu.be/BkcGRplyZWc

Exit mobile version