Lyerja e flokëve bëri që Amy Caddick, të pësoi sulm alergjik, transmeton Telegrafi.
Fytyra e gruas është ënjtur aq shumë, sa që ajo është dashur të shtrihet për tre ditë në spitalin e Liverpool.
Deformimi i fytyrës, ka bërë që nëna e dy fëmijëve, të ketë përkohësisht një sy të mbyllur.
“Fëmijët frikësoheshin nga unë, sepse nuk më njihnin” ka thënë Caddick për ditët e saj të tmerrshme, me fytyrë të ënjtur si të “elefantit”.
Mjekët kanë thënë se kjo ka qenë pasojë e përbërjes, në ngjyrën që i është vendosur asaj në kokë, duke i shkaktuar alergji. /Telegrafi/