Telegrafi

Iu bllokuan xhirollogaritë bankare, “Pastrimi” nga sot nuk do t’i grumbullojë mbeturinat në kryeqytet

Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi” Sh.A-Prishtinë nga sot nuk do të vazhdojë të bëjë grumbullimin e mbeturinave.

Një gjë e tillë vjen pasi siç ka njoftuar kjo kompani i janë bllokuar xhirollogaritë bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK) me të cilat kryen shërbime bankare.

“Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM ‘Pastrimi’, SH.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se i janë bllokuar gjitha xhirollogaritë bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës-KMDK me të cilat kryen shërbime bankare.

Po ashtu, Kompania ‘Pastrimi’, Sh.A-Prishtinë njofton qytetarët se nga 09.02.2022 kompania nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave për arsye te bllokimit te xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës, prandaj duhet të bëjmë ndërprerjen e shërbimit të mbeturinave. Kompania ‘Pastrimi’, Sh.A-Prishtinë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri në zgjidhjen e këtij problem”, thuhet në komunikatën për medie. /Telegrafi/