Kur një garë noti mes ekipeve të Universitetit të Kentucky-t dhe “Georgia Tech,” në SHBA u anulua për shkak të kushteve atmosferike, notarët e këtij të fundit vendosën të “zhyten” në borë.
Ata mbetën të izoluar në hotel për shkak të një stuhie që përfshiu zonën dhe e kishin thuajse të pamundur të stërviteshin, transmeton tema.
Megjithatë, notarët vendosën të argëtohen duke “notuar” në borën e grumbulluar përpara hotelit.