Ky është momenti i pabesueshëm kur një burrë “fluturoi” dhjetëra metra në një pistë, derisa po ecte pranë një aeroplani të parkuar, motori i të cilit ishte në punë.
Siç edhe mund të shihet në pamje, përcjell Telegrafi, motori i fuqishëm i aeroplanit të “Arabian Airlines” detyroi punonjësin e aeroportit të vraponte me shpejtësi përpara se ta “përplaste” atë, duke u shtrirë nëpër beton.
Gjithsesi, edhe pse e shpërndarë në internet, këto pamje nuk tregohet saktë se kur janë regjistruar.
Flota ajrore e kësaj kompanie thuhet se ka në dispozicion përbëhet aeroplanët Airbus dhe Boeing dhe ka në shërbim rreth 172 aeroplanë pasagjerësh. /Telegrafi/