Sulmuesi anësor i Romës, por i huazuar në Bourmerouth, Juan Manuel Iturbe nuk është më pjesë e Argjentinës.
Iturbe e ka nënë nga Paraguai, dhe kjo është arsyeja që ai ka zgjedhur për t’iu bashkuar kësaj Kombëtare.
Ka qenë trajneri i Paraguait, Ramon Diaz që e ka telefonuar rregullisht Iturben për ta bindur të luaj për Paraguain.
Kështu si duket Iturbe më në fund ka humbur shpresat për të luajtur me vendlindjen e tij Argjentinën dhe ka pranuar Paraguain.
Iturbe nuk është aktivizuar në asnjë takim zyrtar për Kombëtaren A të Argjentinës, dhe kjo i ka lejuar atij kalimin te Paraguai.
Që nga ndeshja e ardhshme, trajneri i Paraguait, Ramon Diaz do të mund ta grumbulloi lojtarin për ta pasur në sulm. /Telegrafi/