Sulmuesi argjentinas, Juan Manuel Iturbe pritet të largohet nga Roma gjatë afatit kalimtar të janarit.
Hapësirat e pakta nën urdhrat e Luciano Spallettit dhe forma jo e mirë kanë bërë që argjentinasi të kërkoi largim.
E ardhmja e tij pritet të jetë përsëri në Serie A, pasi është skuadra e Genoas favorite për transferimin e tij.
Sipas medieve italiane, Genoa ka kërkuar nga Roma huazimin e Iturbe me të drejtë blerje.
Roma pritet ta aprovojë këtë lëvizje duke e huazuar Iturben me të drejtë blerje nga Genoa për 10 milionë euro. /Telegrafi/