Gjithmonë i jepen raste, por asnjëherë nuk i shfrytëzon ato.
Fjala është për sulmuesin argjentinas, Juan Manuel Iturbe i cili duket se përfundimisht do të largohet nga Roma.
Sulmuesi argjentinas nuk e ka bindur as trajnerin e ri Eusebio Di Francesco me paraqitjet e tij të dobëta në turneun e Amerikës.
Kjo ka bërë që Roma të kërkojë nga lojtari largimin dhe ai është afër transferimit në Gjermani.
Borussia Moenchegladbach ka kërkuar huazimin e lojtarit me të drejtë blerje për 11 milionë euro.
Ndërkohë Roma e ka refuzuar ofertën e parë të Gladbachut pasi kërkon që blerja të jetë e detyrueshme.
Interesim për lojtarin ka shprehur edhe Cruz Azul dhe Boca Juniors. /Telegrafi/