Telegrafi

iTunes Match në 19 vende të reja

Apple tani e ofron shërbimin iTunes Match në 19 shtete të reja, duke përfshirë vendet si Argjentina, Bolivia, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Republika Dominikane, Ekuadori, El Salvador, Estonia, Guatemala, Honduras, Letonia, Lituania, Nikaragua, Panamaja, Paraguai, Peru, dhe Venezuela.

Lansimi i ri bën që Apple ta ofrojë këtë shërbim në gjithsejtë 37 vende të botës, ndërsa shërbimi bën atë që e sugjeron edhe emri i tij. Match e përputh muzikën tuaj në kompjuter me atë të iTunes, ndërsa e bën të mundur dëgjimin e muzikës tuaj të preferuar në ndonjërën prej pajisjeve të Apple që bazohet në iOS. / Telegrafi /