Telegrafi

iTunes 11 lëshohet sot gjatë ditës?

Raporti i botuar në Wall Street Journal i cili e citon Eddy Cue, zv. presidentin e Apple për softuerët e internetit dhe shërbimet tjera të lidhura, merret si shumë i besueshëm, dhe në ndërkohë është bërë lajmi kryesor i ditës në mediat globale.

Gjatë përshkrimit të iTunes 11, thuhet se versioni i ri është më i integruar me iCloud dhe i përshtatur për pajisjet mobile.
Sipas gazetës, thuhet se përdoruesit e iTunes 11 do të mund të ngarkojnë muzikë, filma, emisione televizive dhe shumëçka tjetër, nga një pajisje e Apple në tjetrën. 

Kjo mund të bëhet përmes shërbimit sinkronizues të iCloud, dhe nuk do t’i detyrojë përdoruesit që të ri-shkarkojnë përmbajtjet, thuhet më tej në njoftimin e WSJ. / Telegrafi /