Site icon Telegrafi

ITSHKSH në Shkup prezantoi punën njëvjeçare për vitin 2016

Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore  e Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup, sot në një konferencë ka prezantuar punën njëvjeçare, ndërsa promotorë ishin akademiku Luan Starova dhe drejtori Institutit për Studime Shqiptare dhe Protestante në Tiranë, David Hosaflook, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në promovimin e veprimtarisë për vitin 2016 u përmendën disa punime të botuara në revistën periodike shkencore “Scupi”, botime të veprave individuale të punëtorëve shkencorë nga vendi dhe nga jashtë si dhe pjesëmarrje e institutit në konferenca dhe projekte shkencore.

“Mund të them se u bë një referencë jo regjionale por ndërkombëtare. Studimet albanologjike në Maqedoni dhe në përgjithësi tek të gjithë shqiptarët kanë qenë të cunguara deri sa nuk u paraqit instituti për shkak se në më shumë institute shqiptarët janë trajtuar si pakicë”, deklaroi akademiku Luan Starova.

Ndërsa drejtori i ITSHKSH-së, Skender Asani, tha se puna e institutit që drejton ai, këtë institut e ka shndërruar në një qendër e cila paraqet një urë lidhëse për mirëkuptim etnik dhe fetar në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version