Frika nga coronavirusi ka ngritur në këmbë tërë botën, por jo edhe një burrë të moshuar nga Italia që nuk po i frikësohet virusit vdekjeprurës.
Në këtë vend deri janë regjistruar qindra raste të prekur me coronavirus dhe kjo ka bërë që marketet, barnatoret por edhe rrugët e qyteteve të zbrazen nga frika se mund ta pësojnë, transmeton Telegrafi.
Por të gjitha këto duken se kanë nervozuar shumë një burrë të moshuar, i cili për shkak të kaosit të krijuar dhe mungesës së artikujve ushqimor në veçanti pastat – është detyruar t’i drejtohet mediave me një mesazh.
“Raftet me pasta janë të zbrazëta. Për çfarë bëhet fjalë? Panik në këtë masë nuk ka pasur kur edhe filloi Lufta e Dytë Botërore”, tha ky burrë i moshuar. /Telegrafi/