Pasi që e ka zënë, tanimë ish të fejuarin, me një vajzë tjetër, me ndihmën e një miku, ajo ka shtypur dhe ngjitur mijëra afishe nëpër mbarë Romën.
Në fotografinë, të cilën e ka shkarkuar nga profili i Antonios, shihet koka e tij në mes të gjinjve të zhveshur të një gruaje të panjohur.
“Shyqyr Zotit që ekziston Facebooku! Së paku e kam marr vesh se një derr tradhtar para martesës”, ka shkruar ajo në afishe dhe është nënshkruar si ish e fejuara dhe në emër të 548 krushqve të planifikuar që të marrin pjesë në dasmën e cila nuk do të ndodhë kurrë.