Telegrafi

Italiani David-Maria Sassoli, president i Parlamentit të BE-së

David-Maria Sassoli, anëtari italian i bllokut Socialist dhe Demokrat është zgjedhur si presidenti i ardhshëm i Parlamentit të BE-së, pas dy raundeve të votimit duke u bazuar në legjislaturën e Strasburgut.

Në raundin e dytë Sassoli mori 345 votë, duke fituar kështu shumicën nga 667 vota që janë në total, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër konversvatori Jan Zahradil nga Republika Çeke mori 160 vota, derisa lideri i të Gjelbërve gjermanë Ska Keller mori 119 e spanjoll nga e majta Sira Rego rrëmbeu 43 vota. /Telegrafi/