Një punëtor spitali në Puglia u pagua për punën për më shumë se 15 vjet, pavarësisht se nuk u paraqit kurrë për punë, tha policia italiane të mërkurën.
Salvatore Scumace, 66-vjeçar, është vënë nën hetime për mashtrim, zhvatje dhe shpërdorim detyre, ku gjatë kësaj periudhe ka fituar rreth gjysmë milioni euro, raporton ansa.
Gjashtë eprorë të italianit gjithashtu po hetohen nën dyshimin se nuk kanë ndërmarrë asnjëherë veprim kundër tij.
Drejtuesit dhe stafi në Spitalin Ciaccio të Puglia-s u emëruan si Nino Critelli (66), Vittorio Prejano (64), Maria Pia De Vito (68), Domenico Canino (62), Laura Fondacaro (52) dhe Antonio Mole (53).
Hetimet kanë treguar se Scumace u punësua në spital në vitin 2005, por kurrë nuk ka shkuar në vendin e punës. /Telegrafi/