Telegrafi

Italiani i kërkon ndarjen, shqiptarja therr djalin dhe hidhet nga kati i tetë

Një ngjarje çnjerëzore ka ndodhur ditën e sotme në Itali, kur një nënë ka tentuar të masakrojë djalin e saj vetëm shtatë vjeç dhe më pas është hedhur nga ballkoni i banesës në katin e tetë duke kryer vetëvrasje.

Ngjarja ka ndodhur sot në Torino të Italisë, në rrugën “Bologna”, ndërsa saktësojnë se gruaja është shqiptare.

Fëmija u transportua në spital me plagë në bark dhe gjoks dhe disa lëndime në duar, që duket se i ka marrë gjatë tentativës për t’u mbrojtur, raporton ANSA. Gjendja e tij konsiderohet e rëndë, por jo kërcënuese për jetën.

Në banesë, në momentin e tragjedisë ka qenë edhe burri i viktimës dhe djali tjetër. Policia, që po heton incidentin, ka shoqëruar në komisariat burrin për ta marrë në pyetje. Sipas fqinjëve, burri italian i ka kërkuar të ndahen dhe kjo mund të jetë arsyeja e ngjarjes së rëndë. /albeu/