Telegrafi

Italiani futet në korsinë e gabuar të autostradës, aksidenton për vdekje 35-vjeçaren shqiptare

Një grua shqiptare ka gjetur vdekjen në një aksident tragjik të ndodhur në Itali.

Bashkë me të në këtë aksident ka gjetur vdekjen edhe një 46-vjeçar Italian.

Sipas mediave italiane, në aksident u përfshinë një BMW që drejtohej nga 35-vjeçarja me origjinë shqiptare Matilda Hidri dhe një fuoristradë tip Volvo që drejtohej nga 46-vjeçari italian Giuseppe Garavaglia.

Shkak i këtij aksidenti mësohet se është bërë 46-vjeçari Italian i cili ka ecur për 5 kilometra kishte udhëtuar kundravajtje në korsinë e gabuar të autostradës.

Tre persona të tjerë mbetën të plagosur nga ky aksident; një fëmijë 4 vjeç, një grua 34-vjeçare dhe një 35-vjeçar.

Këta të tre udhëtonin me një makinë Volksëagen pas makinës së Matilda Hidrit dhe u përfshinë gjithashtu në aksident.