Italia do të lejojë kultivimin në shkallë të vogël të bimëve të kanabisit në shtëpi pasi u miratua të mërkurën një reformë nga komiteti i drejtësisë i Dhomës së Ulët.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, reforma dekriminalizon rritjen e deri katër bimëve të kanabisit në shtëpi.
Sidoqoftë, reforma gjithashtu rrit dënimet për krimet e lidhura me trafikimin dhe shpërndarjen e kanabisit, me një dënim maksimal që rritet nga gjashtë në 10 vjet.
Reforma e paraqitur nga deputeti italian, Riccardo Magi, e bën Italinë një nga vendet e para në Evropë që dekriminalizoi kultivimin e brendshëm të kanabisit për përdorim personal, pasi edhe Spanja dhe Republika Çeke lejojnë rritjen deri pesë bimëve në shtëpi. /Telegrafi/