Telegrafi

Italianet shprehin interesim për të investuar në Kosovë

Asociacioni Italian në Sofje përfaqëson mbi 200 biznese italiane në Bullgari dhe qëllimi i vizitës së tij në Prishtinë ka qenë mbledhja e fakteve për kushtet e investimeve në Kosovë, procedurat ligjore dhe siguria e investimeve të huaja.

Kryetari Beqaj i ka informuar mysafirët nga Italia mbi situatën aktuale ekonomike në Kosove me theks të veçantë lidhur me aktivitetet e OEK-ut dhe angazhimin në bashkëpunim ndërkombëtare ekonomik.

Të dy palët u pajtuan që në një të ardhme të shpejtë të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në mes të OEK-ut dhe Asociacionit Italian në Sofje i cili do të kishte për synim zgjerimin dhe ngritjen e kualitetit të bashkëpunimit jo vetëm në lëmine e tregtisë por edhe në format me të avancuara të bashkëpunimit. /Telegrafi/