Site icon Telegrafi

Italianët shpëtojnë rreth 1.000 migrantë te bregdeti i Libisë

Roja bregdetare italiane ka bërë të ditur të enjten se në disa operacione ka shpëtuar 970 migrantë te brigjet e Libisë, prej nga në Evropë vijnë shumica e migrantëve.

Italia këtë vit ka pranuar 13.400 migrantë nga bregdeti i Libisë, ose 47 për qind më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 70 për qind më shumë në krahasim me dy muajt e parë të vitit 2015.   Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, 440 migrantë këtë vit janë zhdukur ose mbytur në Detin Mesdhe, ku lundrimi është më i rrezikshëm gjatë stinës së dimrit.

Gjashtë vjet pas rënies së diktatorit Moamer Gadafi, Libia është në kaos dhe është shndërruar në  vend transit për emigrantët ilegalë që dëshirojnë të shkojnë në Evropë. Trafikantët organizojnë kalimin kryesisht nga pjesa perëndimore e Libisë drejt Italisë, e cila është në largësi prej 300 kilometra. Italia dhe Libia kohë më parë kanë nënshkruar memorandumin për mirëkuptim, e cila parasheh përforcimin e sigurimit të kufijve në det me ndihmën e Bashkimit Evropian, për të arritur të ndalojnë kalimin e migrantëve nga pjesa veriore e Afrikës.

Exit mobile version