Site icon Telegrafi

Italianët shkruajnë për Getin: “Bossi” i hip hopit shqiptar, këngë për Berlusconin – e ka për zemër presidentin (Foto/Video)

Pas publikimit të projektit “Berlusconi” nga Getoar Selimi, natyrisht që ishin të pritura reagimet edhe përtej kufinjve.

Kështu, versioni italian i portalit muzikor të njohur në botë, Noisey, ka publikuar një artikull për Getoar Selimin, të cilin e quan kreun e hip hopit shqiptar dhe një legjendë.

Sipas Noiseyt, Getoar Selimi është bosi i hip hop skenës shqiptare dhe se e ka për zemër Berlusconin.

Artikulli i shkruar për Getin në gjuhën italiane nga Noisey!

Ata e trajtojnë madje detajisht tekstin, duke vlerësuar këtë këngë si vlerë tjetër që të njihen shqiptarët, pas komëbëtares së futbollit me në krye De Biasin dhe fenomeneve tjera, shkruan Telegrafi.

Sipas këtij publikimi, Getoar Selimi shihet si ironizues i qeveritarëve shqiptarë, teksa krahason pasurinë e tij dhe të Berlusconit.

Lexo po ashtu Nuk do të besoni sa kushton hyrja në koncertet ku bëhen bashk Luana dhe Geti

Në këtë videoklip morën pjesë disa prej aktorëve dhe artistëve të shquar të skenës shqiptare.

Getoar Selimi që nga publikimi i projektit ka arritur afro 1.5 milionë klikime. /Telegrafi/

Lexoni artikullin në Italisht duke klikuar KETU! 

Exit mobile version