Site icon Telegrafi

Italianët pushtojnë kafenetë dhe restorantet pas lirimit të masave kundër coronavirusit

Italia ka filluar t’i lirojë masat e mara për parandalimin e pandemisë gjersa kafenetë u hapën në shumicën e vendeve.

Pas masave të rrepta gjatë festave të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, dy të tretat e Italisë plotësojnë kërkesat për të ashtuquajturën, një “zonë e verdhë” në të cilën kafenetë, në ato zona më pak të rrezikshme, lejohen të shërbejnë përsëri klientët në bare dhe tavolina, në vend që të ofrojnë pije jashtë.

“Ne u ndjemë të vdekur pa një kafene”, tha Roman Tiziana Baldo pasi një kamerier e shërbeu në një dyqan kafeje në qendër të kryeqytetit italian.

Gjersa pjesa më e madhe e Evropës është ende në mbyllje të rreptë, kafenetë dhe restorantet në pjesë të Italisë mund të shërbejnë edhe një herë njerëz në tavolina dhe bare, por deri në gjashtë pasdite. Pas kësaj, atyre u lejohet të shërbejnë pije jashtë dhe kështu me radhë deri në dhjetë në mbrëmje, kur fillon ndalimi i orës deri në pesë të mëngjesit të ditës tjetër.

Ministria e shëndetësisë lehtësoi masat në 15 nga 20 rajonet e Italisë ndërsa numri i të infektuarve rishtazi vazhdonte të binte. Pesë rajone mbeten në zonën e kuqe dhe udhëtimi midis rajoneve të zonave të ndryshme është i ndaluar deri në mes të shkurtit.

Italia ishte një nga vendet më të goditura në valën e parë të pandemisë dhe ata ishin të dytët në Evropë për sa i përket vdekjeve, menjëherë pas Mbretërisë së Bashkuar. Por numri i të vdekurve në Itali është gjithashtu në rënie, ndërsa 11,252 ishin infektuar rishtas të dielën. /Telegrafi/

Exit mobile version