Telegrafi

Italianët kanë shtuar mesatarisht dy kilogramë peshë, gjatë mbylljes si pasojë e coronavirusit

Italianët kanë shtuar mesatarisht dy kilogramë peshë gjatë mbylljes së 55 ditëve të coronavirusit.

Kështu është thënë në një hulumtim i organizatës Coldiretti, sipas të cilës kryesisht ka ndikuar qëndrimi në shtëpi dhe pamundësia për të bërë stërvitjet e zakonshme.

Gjithashtu, siç thuhet më tej, këto janë shoqëruar me një bum ushqimesh komode të mbushura me sheqer, karbohidrate dhe yndyrë.

Madje, edhe sasia e ushqimit në tryezat italiane u rrit me 18 për qind gjatë bllokimit.

Dhe siç thuhet më tej, italianët tani kanë filluar të përpiqen të “zbrazin” atë bagazh të tepërt pasi të lejohen të hedhin vrap, të ecin dhe të bëjnë ushtrime personale nëpër parqe dhe përgjatë detit në fazën e dytë të urgjencës së coronavirusit.

Kështu, rreth 47% e italianëve kanë thënë se humbja e peshës është një nga qëllimet e tyre prioritare. /Telegrafi/