Site icon Telegrafi

Italianët kanë pirë 60 milionë shishe të shampanjës

Sipas pohimeve të agjencisë italiane të lajmeve Ansa, qytetarët e Italisë vetëm për pije dhe ushqim për një javë kanë shpenzuar pesë miliardë euro.

Gjatë festave, në mesatare njerëzit në vete fusin 15 deri në 20 mijë kilo-kalori, si rezultat i konsumimit të masave të mëdha të ushqimit dhe pijeve.

Ata të cilët nuk arrijnë t’i rezistojnë tryezës së Vitit të Ri, zakonisht trashen për dy kilogramë, thuhet në faqes së internetit Coldiretti, e cila merret me të ushqyerit.

Pas festave, rekomandohet që të ushqehemi me sa më shumë pemë dhe perime, për të zvogëluar yndyrat dhe materiet tjera të rrezikshme brenda nesh.

Exit mobile version