Drejtori sportiv i Romës, Walter Sabatini ka dhënë një deklaratë që ka trazuar Italinë.
Ai ka folur për lojtarët italian duke i quajtur të pa vlerë dhe që nuk ka të mirë në treg.
Sabatini ka porositur agjentët që të kërkojnë lojtarë në Serie A, B, C dhe D, mirëpo nuk ka gjetur asnjë për Romën.
“I kam kërkuar zbuluesve të talenteve të më gjejnë lojtarë italian nga Serie A deri në D. I analizuam dhe janë skandal”.
“Nuk ka asnjë lojtar italian cilësorë në qarkullim. Ata që kemi parë janë skandaloz dhe më së shumti që do të bënin është uleshin në bankë te Roma”.
“Pastaj thonë se blihet jashtë vendit për përfitime financiare. Këto janë budallallëqe dhe paragjykime dhe nëse ka atëherë më tregoni kush janë këta italian të vlefshëm”, tha Sabatini. /Telegrafi/