Telegrafi

Italianët investojnë në energjetikën dhe infrastrukturën e Ballkanit

Kompania serbe "Renewable Energy VenturesLtd" dhe kompania italiane "Tornado Global Contracting S.p.A" nënshkruan marrëveshje kornizë, me të cilën parashikohet investimi në sferën e energjetikës dhe infrastrukturës së Ballkanit, kumtoi sot kompania italiane.

Partneriteti i të dy kompanive dhe marrëveshja, të cilën e nënshkruan nga fundi i muajit shkurt është një nga konfirmimet se Serbia dhe Ballkani janë mjaft atraktive për investimet italiane, theksohet në kumtesë.