Nëse i preferoni thjeshtësinë dhe kombinimin romantik, me fustanin klasik prej sateni ngjyrë rozë me siguri nuk do të gaboni.
Femrat e gjithë botës i marrin si modele femrat moderne italiane të cilat kujdesen për çdo trend dhe janë të shkathëta në ndërtimin e kombinimeve më të mira të modës, transmeton Telegrafi.
Nëse dëshironi të bartni fustane, atëherë këtë verë vendosni për modelet e popullarizuara me lara me dezenë lulesh.
Italianet moderne bartin edhe funde me pala ngjyra të këndshme, mirëpo edhe kombinezone me lara ngjyra të zjarrta dhe dezenë mbresëlënëse.
Nëse e dëshironi thjeshtësinë dhe kombinimet romantike të modës verore, atëherë me fustanin klasik nga sateni ngjyrë të butë rozë me siguri nuk do të dështoni.
Për zgjedhje të pantallonave, italianet rekomandojnë modelin klasik dhe modelin njëngjyrësh, me to vishni këmishë të thjeshtë ngjyrë të bardhë nga liri dhe do të jeni të gatshme për të shkuar në punë!
Damave të reja italianet moderne u sjellin befasi të vërtetë mode – nën xhaketën e madhe dhe të rehatshme vishni fund mini dhe do ta bëni hit kombinimin e modës për verë.
/Telegrafi/