Ismael Bennacer, heroi i fitores së Milanit ndaj Napolit në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, tërhoqi vëmendjen e mediave në Itali për shkak të agjërimit të Ramazanit.
Kështu, gazeta më e madhe italiane Gazzetta dello Sport publikoi këtë mëngjes një artikull se si Bennacer e shkatërroi Napolin me lojë fantastike dhe se të gjitha këto i bëri gjatë muajit të Ramazanit, gjatë të cilit ai agjëron dhe nuk mendon të heqë dorë nga detyrimet që ia jep feja.
Gazzetta ka publikuar një tekst me titull: “Bennacer dhe një gol ëndërrash në mes të Ramazanit”.
Në tekst, gazeta italiane thekson se algjeriani ka agjëruar gjatë gjithë ditës së djeshme, ka abstenuar nga ushqimet dhe pijet dhe më pas menjëherë para fillimit të ndeshjes (rreth orës 20:10) ka ngrënë shumë pak dhe ka mposhtur Napolin në ndeshja më e rëndësishme e vitit për Milanin.
Sipas Gazzetta dello Sport, agjërimi i Ramazanit nuk e pengoi atë të luante një “kryevepër në të cilën ai kontrolloi të gjithë ndeshjen”.
Gjatë ndeshjes, Bennacer “shkatërroi” sulmet e skuadrës kundërshtare, ishte lidhja midis mbrojtjes dhe sulmit dhe pikërisht gjatë një kundërsulmi vendosi ndeshjen me gol, megjithëse rolet e tij sulmuese nuk janë detyrat e tij kryesore në fushë.
Në tekst shkruhet se Bennacer është plotësisht i angazhuar në detyrat e Ramazanit që filluan më 23 mars dhe mbarojnë më 20 prill.
Anti Lobotka a chi? Bennacer e il gol dei sogni in pieno Ramadan #Milan #UCL https://t.co/YyCXUw9esl
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) April 13, 2023
Për dikë si algjeriani, i cili është shumë i kujdesshëm për të performuar në në të njëjtën kohë detyrat fetare dhe të jesh profesionist në fushë, kjo nuk është e lehtë”, shkruan Gazzetta.
Tutje në fund shkruhet edhe për rregullat e agjërimit, ku nënkupton agjërimin nga ushqimi dhe pijet, nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit.
Bennacer së fundmi kishte ftuar Rafael Leaon në shtëpinë e tij për iftar. /Telegrafi/