Telegrafi

“Italian Petrol” kompania e vetme që i publikon çmimet e derivateve

“Italian Petrol” e vetmja kompani në tregun e shitjes me pakicë të karburanteve në Kosovë e cila në mënyrë transparente publikon çmimet e produkteve në tabelën e çmimeve.

Sipas Ligjit Nr. 04/L-121 për mbrojtjen e konsumatorit është obligim i secilës kompani që të vendos në mënyrë transparente çmimet e mallrave dhe shërbimeve që tregton.

Neni 9 i Ligjit Nr. 04/L-121 për mbrojtjen e konsumatorit ,që ka të bëj me vendosjen e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve parasheh që, ”Shitësi duhet të vendos qartë, dukshëm dhe lexueshëm çmimin e shitjes me pakicë dhe shumicë dhe çmimin për njësi të mallrave apo shërbimeve të ofruara”.

Nga hulumtimi i tregut me pakice të karburanteve rezulton se përveç rrjetit tregtar “Italian Petrol “ dhe një brendi tjetër ndërkombëtar , në të gjitha pikat shitëse çmimet e karburanteve nuk publikohen në tabelën e çmimeve (Totem).
Në këto tabela në vend të çmimeve të produkteve zakonisht vendosen sinjalizime si psh “Mirë se vini” , apo edhe numra “00 00” e që janë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Shumica e konsumatorëve nuk kanë informacion për çmimin e produkteve para furnizimit me karburant meqenëse me rastin e furnizimit nëpër pikat shitëse ata nuk dalin fare nga vetura dhe në ketë mënyre mund të jenë subjekt i mashtrimeve eventuale me çmime. /Telegrafi/