Site icon Telegrafi

Italia zgjat masat anti COVID-19: Nga maskat, distanca sociale deri tek tifozët në stadium

Qeveria italiane planifikon të zgjasë masat për të parandaluar përhapjen e coronavirusit deri në fund të shtatorit, e cila përfshin mbajtjen e maskave dhe distancën sociale.

Shumë nga masat aktuale pritet të mbarojnë të hënën. Sidoqoftë, dekreti i ndryshuar pritet të publikohet së shpejti, transmeton Telegrafi.

Kryeministri, Giuseppe Conte ka në plan të zgjasë masat anti-virus deri më 30 shtator, njoftoi e përditshmja italiane Corriere della Sera.

Nëse masat shtrihen, italianët do të vazhdojnë të mbajnë maska mbrojtëse në transportin publik dhe në ndërtesat publike.

Lexo po ashtu Gjoba po mbajte maskë në ambientet publike, qyteti italian kundër të gjithëve

Maskat janë gjithashtu të detyrueshme në sheshet e hapura dhe në zona të tjera të jashtme midis orës 18:00 deri në 6 të mëngjesit. Tubimet e mëdha do të jenë akoma të ndaluara, siç janë koncertet dhe tifozët në stadium.

Ndryshe, Italia deri më tani ka raportuar 276 mijë raste me COVID-19 gjersa kanë ndërruar jetë 35534 persona. /Telegrafi/

Exit mobile version