Telegrafi

Italia voton për të ardhmen e kryeministrit Renzi

Italianët janë duke votuar sot në referendumin mbi ndryshimet kushtetuese.

Votimi, i organizuar nga qendra e majtë e kryeministrit Matteo Renzi, është bërë për reformimin e parlamentit  por pritet të përdoret nga shumë si një shans për të regjistruar pakënaqësi.

Partitë populiste kanë bërë fushatë për një votë  “Jo” në këtë referendum. Renzi ka thënë se do të japë dorëheqjen nëse humbë.

Sondazhet e opinionit tregojnë se ai do të përballet me humbje.

Votimi filloi në orën 07:00 dhe përfundon në orën 23:00, ndërsa rezultatet pritet që të dalin të hënën, raporton BBC, përcjellë Klan Kosova.